Wednesday, 22. April 2026
Sport

Hadar vendos për 12-shen ndaj Irlandës dhe Azerbajxhanit

GS 22/02/2024 1 Min. Lesezeit

Selektori Rami Hadar në ditën e ndeshjes ka vendosur për 12-të basketbollistët, në të cilët do të llogarit për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të enjten ka publikuar listën finale, në të cilën është konfirmuar mungesa e qendrës Lis Shoshi.

Krahas Shoshit, pjesë e listës nuk janë as Erjon Kastrati, Dominic Artis e Jan Palokaj. Këtij të fundit nuk i është kompletuar dokumentacioni, ndërsa Shoshi, Kastrati e Artis janë të lënduar.

Ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova e luan sonte prej orës 19:00 kundër Irlandës në Prishtinë. Ndërsa, duelin e dytë të këtij muaji, Kosova e luan të dielën në Baku ndaj Azerbajxhanit. Pjesë e këtij grupi është edhe Zvicra.

Teilen: