Thursday, 28. May 2026
Sport

Hakërrimi i Casemiros ndaj Garnachos, Amorim duhet të luftojë përçarjen te “Djajtë e Kuq”

GS 04/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ruben Amorim, trajner i ri i Manchester United, është thirrur të marrë përsipër një detyrë në javët e ardhshme që shkon përtej aspektit teknik dhe taktik.

Ka një të keqe më të thellë që “gllabëron” Djajtë e Kuq nga brenda: problemet e dhomës së zhveshjes dhe lidershipit, egoizmi dhe individualizmi… Me pak fjalë, janë këto arsyet e dështimeve të dekadës së fundit, përtej suksesit në Europa League me Mourinhon në stol dhe fitimit të dy kupave kombëtare.

Një përçarje që i kushtoi Erik ten Hagut punën e tij ndërsa Amorimit d ot’i duhet të ndërhyjë me forcë për ta zhdukur.

Edhe në barazimin e së dielës kundër Chelsea-t në |Old Trafford”, u dalluan qartë këto probleme, sidomos  kur Casemiro shpërtheu drejt shokut të tij të skuadrës, Garnacho, i cili sapo kishte treguar egoizëm të madh duke humbur një top potencialisht shumë të rrezikshëm dhe më pas nuk e kishte ndjekur kundërshtarin e tij.

Teilen: