• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hapi i madh në karrierë, Rocco Vata firmos për 4 vite me skuadrën angleze

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hapi i tanishëm është i guximshëm.

Nuk dihet sesa do të arrijë të triumfojë në futbollin anglez, por Roço Vata vendosi ta provonte.

Djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata, firmosi kontratë 4-vjeçare me klubin anglez, Watford, aty ku dy sezone më parë ishte sulmuesi “kuqezi”, Rey Manaj.

Lojtari ofensiv i krahut vendosi të provonte Anglinë pasi kaloi “shkallët”, te skocezët e Celtic, aty ku babai i tij luajti për shumë vite.

Në moshën 19-vjeçare, ai ishte një nga futbollistët më të mirë të ekipit B të Celtic, aty ku ka shumë të tjerë më të mëdhenj në moshë se ai.

Roço pati mundësinë të debutonte edhe në ekipin e parë të skocezëve, ndërsa është pjesë e moshave të Kombëtares së Irlandës, , që nga U15 deri në U21, ku me këta të fundit ka 5 gola në vetëm 3 ndeshje.

Vata i ri ka shënuar 31 gola në 64 ndeshje për Celtic B, ndërsa pritet që të aktivizohet më shumë në ekipin e Watford, të cilët edhe këtë sezon do të luftojnë për rikthimin, në elitën e futbollit anglez, Premier League. /i.m /abcnews.al

Next Post

Prekja me dorë e topit nga Cucurrela, si e shpjegon UEFA penalltinë e pretenduar nga Gjermania?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.