Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka ngritur disa shqetësime te tifozët pas fitores 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi anglez ishte një nga protagonistët e takimit, duke shënuar dy gola, njërin nga penalltia.
Pas përfundimit të ndeshjes, 32-vjeçari u pa duke iu afruar familjarëve të tij në tribunat e stadiumit “AT&T” në Dallas, ndërsa këmba e majtë e tij ishte e fashuar dhe pamjet u bënë menjëherë virale, duke ngjallën dyshime për gjendjen fizike të sulmuesit të Anglisë.
Kane ishte i pazëvendësueshëm ndaj Kroacisë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Anglisë.
Edhe trajneri Thomas Tuchel nuk dha një përgjigje të qartë për gjendjen e lojtarit.
Anglia do të përballet me Ganën në ndeshjen e dytë të grupit të martën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Kane do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e radhës.
Për momentin, nuk ka raportime për një dëmtim serioz, por stafi mjekësor i “Tre Luanëve” pritet të monitorojë nga afër gjendjen e kapitenit.