Saturday, 9. May 2026
Sport

Hazard drejt rikthimit në Premier Ligë? Ja oferta për sulmuesin nga klubi anglez

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Eden Hazard mund të rikthehet në Premier Ligë, por jo më tek Çelsi. 3490947-71166108-2560-1440

Kristal Palas është i interesuar për shërbimet e belgut të cilit i ofrojnë kontratë 1-vjeçare, por edhe bonuse të caktuara në varësi të paraqitjeve të tij.

Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të pranojë ofertën, duke pasur parasysh se nuk ka shumë mundësi të tjera.

Ai ka luajtur në Premier Ligë gjatë viteve 2012 dhe 2019, tek blutë e Londrës. Ndërsa për Real Madridin shënoi 7 gola në 4 sezone.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: