• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendboll, Kosova luftoi shumë, por fitores i gëzohet Polonia

04/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hendbollistet e Kosovës, luftuan përballë rivaleve nga Polonia, por në fund festuan mysafiret që triumfuan 34:27.

Ndeshja Kosovë – Poloni, në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”, u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Vashat tona treguan lojë shumë të mirë por edhe ishin shumë afër të merrnin rezultat të favorshëm në ndeshjen e Grupit 8 të kualifikueseve për Euro 2024.

Dardanet me një fitore apo një barazim kishin gjasa të mira për kualifikim, në ndeshjen e tretë në kuadër të grupit.
Gjatë pjesës së parë Kosova ishte në të shumtën e kohës në epërsi, por kjo pjesëlojë u mbyll baras 17:17.

Mungesa e bankës ishte vendimtare në pjesën e dytë, të cilën gjë e shfrytëzuan polaket duke e realizuar fitoren vetëm në pesë minutat e fundit të ndeshjes, kur edhe e rritën avantazhin deri në plus 7 gola (27-34).

Leonora Demaj është më efikasja të Kosova, me 12 gola, e ndihmuar nga MIrela Gjikokaj me 6, ndërsa të polaket Monika Kobylinska me 9 gola.

Takimi i radhës luhet me 12 prill në konak të Polonisë.

 

Next Post

Arsenali vë në shënjestër Rodrygon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.