Pas fitores kundër Marokut, Thierry Henry gjithashtu vlerësoi ekipin e Didier Deschamps. “Ata ishin të jashtëzakonshëm si gjithmonë në posedim, por ajo që më bëri përshtypje ishte aftësia e ekipit për të rikuperuar topin”, komentoi ai për Federatën Franceze të Futbollit.
“Mund ta shihje qartë që me golin e parë, pati dy ose tre rikuperime për të vazhduar lëvizjen, Digne e kishte topin, pastaj e rikuperoi, pastaj Kylian bëri atë që bëri. Por ajo që bëri ekipi kur nuk ishte në posedim ishte vërtet e jashtëzakonshme”.
“Ne e dimë se çfarë mund të bëjnë ata në posedim, por kjo aftësi për të rikuperuar topin në gjysmën e kundërshtarit dhe për të vazhduar të presojnë ekipin tjetër, edhe kur ishte nxehtë dhe e vështirë për sa i përket intensitetit, ju lejon të krijoni mundësi”.