Monday, 26. January 2026
Sport

Hera e parë në edicionin e fundit, Milani bëri hapin e pazakontë në Europë

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Milani mundi Njukasëllin me shifrat 2-1 dhe ndonëse nuk ia doli të kualifikohej për më tej në Ligën e Kampioneve, të paktën siguroi biletën për pjesëmarrjen në Ligën e Europës duke kapërcyer anglezët në renditje. Kuqezinjtë u renditën të tretët në grup e kështu, do të shkojnë në play-off të turneut tjetër.

657a28127e4e7

Kjo në fakt është hera e parë në historinë e Milanit që i ndodh një gjë e tillë. Gjithmonë më parë kuqezinjtë e kishin mbyllur grupin mes dy skuadrave të para që vazhdonin më tej në turne, apo si e katërta që mbyllte para kohe pjesëmarrjen në Europë, duke mos qenë asnjëherë mes ekipeve të treta që zbritnin në Ligën e Europës që kur u përcaktua kjo formulë.

Një risi për kuqezinjtë pikërisht në edicionin e fundit kur përdoret një formulë e tillë, pasi me ndryshimin e sistemit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve në edicionin e ardhshëm, “zbritja nga kategoria” nuk do të jetë më e mundur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: