Tirana bën një tjetër goditje, vjen një mbrojtës 18-vjeçar. Me një postim në rrjetet sociale, bardheblutë kanë zyrtarizuar blerjen e spanjollit, Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27. 18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca-s.
Njoftimi i klubit:
Hugo Fresneda Hidalgo është bardheblu.
KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit spanjoll Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27.
18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca, ku është zhvilluar futbollistikisht, përpara se të nisë aventurën e tij të parë jashtë Spanjës me fanellën bardheblu.
Mirë se erdhe në KF Tirana, Hugo! Të urojmë suksese!
Teilen: