Bajerni ka festuar të shtunën titullin e 34-t në shtëpi para publikut të vet me një fitore kundër Borusia Mënçengladbah.Bavarezët e kanë bërë me stil, duke mundur 2-0 Borusian falë golave të Olize dhe të zakonshmit Herri Kejn. Kapiteni i Anglisë ka qenë një nga ata që e ka shijuar më shumë suksesin në Bundesligë, sepse për të ka qenë trofeu i parë i fituar në karrierën e tij. Menjëherë gjatë festimeve të titullit, Kejn ka folur për “Sky” duke treguar emicionet e tij.
“Është një ndjesi e pabesueshme. Kam pritur gjatë për këtë trofe. Ky sukses ka qenë një vepër e një pune të madhe, ku na është dashur të sakrifikojmë jo pak. Tani është momenti për të festuar”, deklaruar Kejn.
Ky ishte trofeu i parë për Herri Kejn. Por sulmuesi i Bajernit shpreson se do të jetë jo i fundit për të.
“Shpresoj se ky do të jetë trofeu i parë nga shumë. Ne kemi një skuadër të mrekullueshme dhe një trajner të shkëlqyer”, deklaroi kapiteni i kombëtares angleze.
PANORAMASPORT.AL