Mesfushori shqiptar Kevis Gjeçi ka realizuar gol ndaj PSG, në ndeshjen që modestët e Espaly luajnë në Kupën e Francës.
I janë dashur vetëm 3 minuta dhe futbollisti shqiptar u tregua mjaft i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum një krosim të Mezaber.
Kujtojmë se Gjeçi në të kaluarën e tij, është aktivizuar në vendin tonë, në radhët e Sopotit.