Klubi italian, Juventus raportohet se tashmë është duke kërkuar pasuesin e Paul Pogbas.
E ardhmja e mesfushorit francez tek torinezët është në dilemë. Pogba doli pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Udineses dhe nëse analizat e reja nuk vërtetojnë të kundërtën, futbollisti i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë, ndërkohë tashmë ai është i pezulluar dhe klubi i ka bllokuar pagën.
“Gazzetta dello Sport” të enjten shkruan se mesfushori i Tottenhamit, Piere-Emile Hojbjerg është lojtari i preferuar për të zëvendësuar Pogba-n.
Juve siç raportohet, tashmë kontaktuar me agjentin e lojtarit të cilin juventinët e shohin lojtar ideal për pasues të Pogba-s.