Klubi i njohur zviceran Grasshopper ka njoftuar se ka zgjatur kontratën e talentit Florian Hoxhës.
Hoxha ka nënshkruar marrëveshje të re dyvjeçare, e cila do e mbajë atë deri në verën e vitit 2026.
Ai e filloi karrierën e tij me Grasshoppersin në vitin 2015 dhe ka përparuar në radhët e të rinjve të klubit nga niveli U-13.
Mbrojtësi i majtë ka qenë anëtar i skuadrës së parë që nga viti 2021 dhe ka bërë 20 paraqitje për klubin këtë sezon.
“Dëshiroj të falënderoj klubin për të gjitha vitet dhe besimin ndaj meje.
Do të vazhdoj të jap gjithçka për “Blauëeiss” dhe të pres me padurim të ardhmen tonë së bashku”, u shpreh Hoxha.
Përndryshe, Hoxha përfaqëson në nivel të kombëtareve Kosovën U21, duke luajtur deri më tani në pesë takime.