Saturday, 27. June 2026
Sport

Humbi Botërorin se u snobua nga komisari teknik i Panamasë, lojtari do të jetë kundër Anglisë si… fotoreporter

GS 27/06/2026 2 Min. Lesezeit

Një futbollist i Panamasë, i cili nuk mundi që të merrte një ftesë në kombëtare për të përfaqësuar vendin e tij në Botërorin 2026 sot ka mundësi që të shikojë duelin e madh me Anglinë nga fusha.

Bëhet fjalë për Joel Williams, i cili është një lojtar i Union Cocle FC, por sot në fushë do të jetë si… fotoreporter.

28-vjeçari i talentuar humbi mundësinë që të grumbullohej nga Panamaja për shkak të luhatjeve sa i përket formës fizike në sezonet e fundit.

Kjo ka qenë arsyeja, e cila shtyu ish-lojtarin e Barçës, sot komisari teknik i Panamasë, Thomas Christiansen, që të mos e grumbullonte lojtarin e talentuar të lindur në Panama Siti.

Por i riu nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka bërë gjithçka për të mos humbur ndjesinë e një ndeshjeje të këtij kalibri. Ai ka fotografuar buzë fushe shokët e tij të skuadrës teksa ishin në aksion në ndeshjet kundër Ganës dhe Kroacisë. Sot ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe në takimin e fundit të Grupit L të Panamasë atë kundër Anglisë. A.V.

Teilen: