Monday, 17. August 2026
Futboll

Humbi në Superkupën e Franës, reagon Luis Enrique: E dominuam ndeshjen, por na mungoi fati

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja 1-0 e PSG ndaj Lens në Superkupën e Francës ka befasuar të gjithë, përfshi edhe trajnerin e kampionëve të Europës, Luis Enrique.

Që nga fillimi e deri në fund ishim qartësisht superior ndaj Lens”, tha Enrique, që nuk preferoi të japë një koment të gjatë për ndeshjen.

Ai pranoi se u mungonte një përbërës kyç, fati: “Nuk patëm fat, kjo ishte e gjitha. Faleminderit dhe mirupafshim”, tha trajneri spanjoll në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Teilen: