Tuesday, 19. May 2026
Sport

Humbja e Junajtidit në derbin e Mançesterit, Piers Morgan sulmon Ten Hagun dhe i kujton golat e Ronaldos: Je një mashtrim…

GS 30/10/2023 2 Min. Lesezeit

Piers Morgan u kthye këtë të dielë, për të sulmuar Ten Hag, pas humbjes 3-0 të Mançester Junajtid ndaj Sitit në “Old Trafford”.

gdhgh

Gazetari britanik, mik i Kristiano Ronaldos përmes një postimi në rrjetet sociale ka rikujtuar konfliktin mes trajnerit holandez dhe portugezit, i cili përfundoi duke e çuar këtë të fundit drejt largimit nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të vitit të kaluar.

“Ndërsa Mançester Junajdit po poshtërohet nga Mançester Siti në shtëpi, unë thjesht doja t’ju kujtoja se Ten Hag e ‘përzuri’ Kristianon nga klubi dhe tha se nuk do ta humbiste gjumin për këtë. I njëjti Kristiano që atëherë ka shënuar 43 gola për klubin (Al Nasr) dhe Portugalinë këtë vit. Ten Hag është një mashtrim i plotë”, shkroi ai në Twitter.

Rikujtojmë që Junajtid renditet në vendin e 8-të me 15 pikë, në Premier Ligë, 11 më pak se lideri Totenhem.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: