Pasi refuzoi Leccen në Serie A, Elseid Hysaj ka refuzuar edhe ofertën e Ascolit, ekip që bën gara në Serie B të Italisë.
Mësohet se Hysaj ka gjasa ta vijojë karrierën në Itali pasi te Ascoli po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, bazuar në përvojën e tij.
Përkundër refuzimit të parë, Hysaj mbetet i hapur për negociata edhe pse Rusia mbetet opsion për mbrojtësin e krahut.
Aktualisht, Hysaj është futbollist i lirë prejse u largua nga Lazio më 30 qershor kur i skadoi kontrata dhe është në kërkim të klubit të ri.
Ai pritet së shpejti të vendos për të ardhmen e tij duke pasur parasysh edhe ofertat e majme që ka marrë nga disa klube ruse.
34-vjeçari ka një karrierë të pasur në elitën e futbollit italian, pasi para Lazios ka luajtur edhe për Napolin e Empolin.