Saturday, 6. June 2026
Sport

Hysaj shkruan historinë, 100 ndeshje me fanellën e kombëtares

GS 06/06/2026 1 Min. Lesezeit

Miqësorja e sotme kundër Luksemburgut ka qenë një ndeshje e veçantë për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi kuqezi bëhet lojtari i parë i Shqipërisë, që arrin kuotën e 100 paraqitjeve me skuadrën kombëtare.

Një moment historik për Elseid Hysajn, që është nderuar me një ceremoni simbolike nga FSHF-në në prag të startit të ndeshjes kundër Luksemburgut.

Teilen: