Sunday, 16. August 2026
Futboll

“I befasuar nga paraqitja e ekipit”, Arteta: Por këtë nuk e prisja

GS 16/08/2026 2 Min. Lesezeit

Mikel Arteta shijoi çdo minutë të skuadrës së tij duke shkatërruar Manchester Cityn në Community Shield, një fitore 3-0 që spanjolli konfirmoi se e shijoi plotësisht.

Golat e Riccardo Calafiori, Kai Havertz dhe Martin Odegaard i dhanë Topçinjve trofeun për herë të 18-të në historinë e tyre.

Duke folur për TNT Sports, trajneri i Arsenalit tha: “Ishte një paraqitje vërtet e shkëlqyer. U befasova vërtet nga dëshira dhe reagimi që treguam. U thashë lojtarëve se më pëlqeu shumë t’i shihja të luanin”.

Komplimentet edhe për blerjen e re Christos Tzolis. “Mendoj se ai u integrua pa probleme në ekip”, tha Arteta për BBC. “Ai ka një kuptim të thellë të lojës. Është një lojtar që merr vendimin e duhur ndërsa shumë të tjerë nxitojnë dhe bëjnë vendime të gabuara. Ai është inteligjent dhe shumë i saktë. Sot, në hapësira të ngushta, ai mori vendimin e duhur dy herë dhe na ndihmoi të shënonim dy gola”.

Rezultati kundër Cityt ishte gjëja që e befasoi më shumë Arteta-n. “Jam pak i befasuar. Kemi bërë një fazë përgatitore dhe kemi patur tetë ose nëntë lojtarë për të testuar. Mënyra se si luajtëm është shumë mbresëlënëse”.

Teilen: