Sunday, 17. May 2026
Sport

I bënte dhurata të shtrenjta të dashurit

GS 15/04/2025 1 Min. Lesezeit

Shkurtin e kaluar, si i ftuar në studiot e “Verissimo”, Keita Balde i kërkoi falje gruas së tij për tradhtinë me Wanda Narën, madje duke akuzuar modelen argjentinase.

Thashethemet për këtë të fundit, që zyrtarisht ka zbarkuar në OnlyFans, nuk ndalen: në qendër ende flirti me sulmuesin aktual të Monzas.

“Wanda i dha Keitës dy Rolex duke i blerë me kartën e kreditit të Icardit” u zbulua nga programi “El Ejercito de la Mañana” i transmetuar në Argjentinë.

Një zbulim që me siguri nuk do t’i pëlqejë ish-lojtarit të Interit: në gjykatë po zhvillohet një betejë e vërtetë mes Wandës dhe Mauros.

Teilen: