Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën vendase, Espanyol!
Barcelona është kampion i ri i Spanjës.
Barcelona e ka mposhtur me rezultat 2:0 Espanyolin vendas, në derbin e skuadrave të Katalonisë.
Në minutën e 53-të Lamine Yamal me një lëvizje mjeshtërore nga rreth 17-18 metra goditi furishëm duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë,1:0,
Në minutën e 80-të vendasit mbeten pa një futbollist për faktin se Cabrera u përjashtua me karton të kuq pas një sjellje josportive duke e goditur me grusht në stomak Yamalin.
Gjyqtari pasi shikoi VAR-in e ka përjashtua me karton të kuq.,
Në minutën e 90+5 Lopez shënoi për 2:0.
Barcelona është në pozitën e parë me 83 pikë dhe ka 7 më shumë se Reali në pozutën e dytë dhe Espanyol renditet në 16-tin me 39 sosh pas javës së 36-të.