Wednesday, 13. May 2026
Sport

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën vendase, Espanyol! 

Barcelona është kampion i ri i Spanjës.

Barcelona e ka mposhtur me rezultat 2:0 Espanyolin  vendas, në derbin e skuadrave të Katalonisë.

Në minutën e 53-të Lamine Yamal me një lëvizje mjeshtërore nga rreth 17-18 metra goditi furishëm duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë,1:0,

Në minutën e 80-të vendasit mbeten pa një futbollist për faktin se Cabrera u përjashtua me karton të kuq pas një sjellje josportive duke e goditur me grusht në stomak Yamalin. 

Gjyqtari pasi shikoi VAR-in e ka përjashtua me karton të kuq.,

Në minutën e 90+5 Lopez shënoi për 2:0.

Barcelona është në pozitën e parë me 83 pikë dhe ka 7 më shumë se Reali në pozutën e dytë dhe Espanyol renditet në 16-tin me 39 sosh pas javës së 36-të.

Teilen: