Monday, 14. September 2026
Sport

“I pandalshëm dhe i paparashikueshëm” – Spalletti flet për zhegrovën pas dy golave

GS 14/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata dhe njëkohësisht e ka kritikuar Edon Zhegrovën pavarësisht paraqitjes pozitive ndaj Sassuolos.

Ylli i Kosovës realizoi mbrëmë dy gola në humbjen 3-2 nga Sassuolo, për të qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Megjithatë, Spalletti e ka kritikuar se e mban shumë topin dhe që nuk ia pasoi Kolo Muanit në një situatë.

“Zhegrova e ka këtë kualitet: Bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon ato situata një kundër një në hapësira të ngushta”.

“Ndonjëherë e mban shumë topin. Sot nuk e kompletoi një pasim te Kalulu, i cili mund të shkonte deri te porta”.

“Pastaj ndoshta e humb një top të lehtë dhe nuk bën atë që duhej të bënte për ta rifituar, por nëse e luan një futboll sulmues, Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.

Sassuolo 3-2 Juventus: Edon Zhegrova më i miri, Aro Muric më i vlerësuari te vendasit

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse Zhegrova do të ftohet nga Kosova për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, me raportimet e para që Franco Foda nuk e ka ftuar. /Telegrafi

Teilen: