Thursday, 28. May 2026
Sport

I shënoi Empolit, Lautaro rekord të ri me Interin

GS 31/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ylli i Interit, Lautaro Martinez u bë golashënuesi më i mirë i huaj i zikaltërve në Serinë A me golin e shënuar kundër Empolit të mërkurën, ndërsa bashkatdhetari i tij Tomas Palacios, bëri debutimin e tij me gjigantët e Serisë A pak minuta më vonë.

Goli kundër Empolit ishte i 134-ti i tij për Interin, një më shumë se István Nyers.

Ish-sulmuesi hungarez ka luajtur me fanellën e Interit gjatë sezonet e largëta 1948-1954, duke shënuar 133 gola në 182 ndeshje në Serinë A.

Teilen: