Thursday, 25. June 2026
Sport

I theu këmbën kundërshtarit, Madibo i Katarit pezullohet me 5 ndeshje nga FIFA

GS 25/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ndërhyrja që solli atë dëmtim shokues të Ismael Kone, me thyerje të këmbës, i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit të Katarit, Assim Madibo, i pezulluar për 5 ndeshje nga komisionet disiplinore të FIFA-s.

Katari ndërkohë është eliminuar nga Kupa e Botës pas humbjes me Bosnjë Hercegovinën, ku Madibo nuk luajti për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.  

Para ndeshjes mes Kanadasë dhe Zvicrës, Kone u fut në fushë me një karrocë, duke i mbështetur nga afër shokët e skuadrës. Mesfushorit do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga ai dëmtim i rëndë, që i mohoi vazhdimin e Botërorit.

Teilen: