• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I vetmi i paprekshëm te Juventusi, tifozët të çmendur pas Yildiz! Klubi bën gati numrin 10

10/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kenan Yildiz do të jetë lojtari i vetëm i paprekshëm për Juventusit në merkaton e ardhshme të verës.

Turku, mban një status i cili nuk i përket as emrave si Chiesa apo Vlahovic dhe për këtë ka disa arsye. 18-vjeçari, ka bindur sa herë i është dhënë hapësira nga trajneri Massimiliano Allegri.

Shumë klas, vendosmëri, tre gola të shënuar mes Serie A dhe Kupës së Italisë, si dhe festa “alla Del Piero” e kanë shndërruar turkun në një prej lojtarëve më të dashur për tifozerinë bardhezi. Madje, fanella e Yildiz është aktualisht më e shitura në klubin e Juventus.

Drejtuesit janë të gatshëm që në sezonin e ardhshëm t’i dhurojnë më tepër hapësira në fushë ndërsa përgatisin edhe fanellën me numër 10, për të përfituar edhe më shumë ekonomikisht nga sulmuesi teksa në këtë pikë, italianët kanë edhe mbështetjen e plotë të sponsorit Adidas.

Admiruesit nga jashtë Italisë nuk mungojnë për Yildiz duke nisur nga Borussia Dortmund, Lepizig deri te Arsenal dhe Liverpool në Premier League. Por, Juventus nuk ka ndërmend ta humbasë “xhevahirin” që e transferoi me parametër zero nga Bayern Munich në vitin 2022.

“Zonja e Vjetër” po përgatit një kontratë të re me vlefshmëri deri në vitin 2029, plus edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për Yildiz, për të nisur projektin e ri të ndërtuar rreth turkut 18-vjeçar.

Next Post

Arteta: I dhuruam Bayern-it dy gola, por ne mund të fitojmë në Munih!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.