Thursday, 25. June 2026
Sport

​Ia theu këmbën, pezullim për mesfushorin e Katarit

GS 25/06/2026 1 Min. Lesezeit

Për ndërhyrjen e tij ndaj lojtarit të Kanadasë, Ismael Kone, në Kupën e Botës, mesfushori i Katarit, Assim Madibo, është pezulluar me pesë ndeshje.

29-vjeçari, u përjashtua nga loja gjatë humbjes 6-0 të Katarit pas një faulli që rezultoi në thyerjen e këmbës së Kone.

Komiteti disiplinor i FIFA-s ka vendosur një pezullim prej pesë ndeshjesh për faull të rëndë, i cili është subjekt i apelimit.

Kone pësoi fraktura në kockat e tibisë dhe fibulës në pjesën e poshtme të këmbës së majtë dhe ish-mesfushori i Watford do të humbasë pjesën tjetër të turneut.

Megjithatë, Madibo e vizitoi në spital 24-vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale menjëherë pas ndeshjes në Vancouver.

“Kjo vizitë pasqyron frymën e sportivitetit dhe marrëdhëniet e forta brenda dhe jashtë fushës. I urojmë lojtarit shërim të shpejtë dhe një kthim të shpejtë në fushë”, bërti të ditur Federata e Futbollit të Katarit në një deklaratë.

I lindur në Khartum, 29-vjeçari është paraqitur 53 herë për Katarin.

Teilen: