Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ibrahim Aliu, emri që shkëlqeu edhe këtë sezon me gola dhe asiste në futsall 

GS 04/06/2025 1 Min. Lesezeit

Një sezon tjetër i shkëlqyer për Ibrahim Aliun, lojtarin nga Shkupi që luan për fanellën e Ballkanit në futsall.

Aliu si sezonin e kaluar edhe këtë sezon e ka mbyllur me shumë gola dhe asiste, duke ndihmuar skuadrën e tij Ballkanin për tu inkuadruar në Ligën e Parë në sezonin e ri.

Shkupjani ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit të tij dhe sezonin në kampionat e mbylli me plot 55 gola nga 17 ndeshje të zhvilluara. 

Aliu gjithashtu ka regjistruar paraqitje të mira edhe në Kupën e Maqedonisë, ku nga 3 ndeshje të luajtura, ka shënuar 10 gola. 

Ibrahim Aliu pritet të vazhdojë të mbetet pjesë e Ballkanit edhe për sezonin e ri, aty ku do të luajnë në mesin e ekipeve më të mira të futsallit vendor.

Teilen: