Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më pak i dukshëm publikisht te Milani, por roli i tij në klub nuk është zhdukur. Pas ndryshimeve të verës, me Ruben Amorim trajner dhe Massimo Clavelli administrator të deleguar, suedezi është këshilltar i “RedBird” dhe bashkëpunon me Gerry Cardinale, kryesisht prapa skenave. Ai nuk ka rol operacional në vendimmarrjen sportive.
Sezonin e kaluar suedezi ishte një nga fytyrat kryesore të Milanit, shpesh në qendër të vëmendjes, duke dalë publikisht edhe në momente të vështira. Tani kufijtë e rolit të tij janë përcaktuar më qartë dhe puna e tij zhvillohet kryesisht larg kamerave.
Ibrahimovic e shpjegoi vetë këtë transformim: “Jam në duar të mira. Cardinale më ka premtuar se do të më bëjë miliarder (qesh). Është një fazë e re e karrierës sime. Dua të bëj hapin tjetër në karrierë, në aspektin e biznesit, dhe të mos kufizohem vetëm duke qenë një sportist profesionist që stërvitet për të qenë në formë. Dua të rritem në këtë botë”.
Cardinale konfirmoi se synimi është ta shndërrojë “Zlatanin që të gjithë e shihnin në fushë në Zlatanin e botës së biznesit”.