Monday, 27. April 2026
Sport

Ibrahimovic: Isha pranë Romës, por… Në Botëror do të mbështes Ancelotti-n

GS 08/10/2025 1 Min. Lesezeit

Futbolli shpesh rezervon surpriza, ndonjëherë edhe pengje. Këtë e kanë përjetuar tifozët e Romës, pas deklaratave të Zlatan Ibrahimovic-it, i cili rikthehet pothuajse 20 vite pas për të kujtuar tratativën që mund ta kishte çuar te verdhekuqtë në 2006.

Ish-sulmuesi suedez, me një dozë humori, gjatë një takimi të përgjithshëm të ECA, përpara familjes “Friedkin”, tha: “Ishte një moment kur isha shumë pranë kalimit te një skuadër italiane, por nuk dua të përmend emrin, sepse kam një mik që është tifoz i skuadrës tjetër të këtij qyteti.”

Referenca ishte e qartë: Roma nuk e mori kurrë. Në vend të tij, verdhekuqtë nënshkruan me Mido-n, sulmues egjiptian që nuk shënoi asnjë gol për klubin, ndërkohë që Ibrahimovic ka shkëlqyer me Juventusin, Interin dhe Milanin.

Për Botërorin e ardhshëm, Ibra tha: “Kush do ta fitojë Botërorin? Suedia nuk u kualifikua, ndaj unë shpresoj te Brazili. Do të bëj tifo për ta, për mikun tim Ancelotti. Ai ka një prekje magjike dhe mund të shndërrojë gjithçka në sukses për Brazilin.”

Teilen: