Sunday, 22. March 2026
Sport

Ibrahimovici shqiptar shënon gol në ndeshjen miqësore të Bayernit

GS 25/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore në miqësoren e parë të drejtuar nga trajneri i ri, Vincent Kompany.

Bavarezët fituan me rezultatin e thellë, 14-1 ndaj kundërshtarit gjerman, Rottach-Egern.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori shqiptar, Arijon Ibrahimovic.

Ibrahimovic realizoi një gol të bukur në minutën e 54’të për rezultatin 8:1.

Miqësoren e radhës Bayern Munchen e zhvillon pas katër ditësh ndaj Duren.

Teilen: