Wednesday, 13. May 2026
Sport

Igli Tare zyrtarizohet drejtor sportiv i Milanit

GS 26/05/2025 1 Min. Lesezeit

Igli Tare është zyrtarisht drejtor sportiv i Milanit. Ndodh për herë të parë në historinë e kuqezinjve, që drejtori sportiv të mos jetë nga Italia.

Ky njoftim ishte paralajmëruar më parë, ndërsa vjen pas sezonit të dështuar nga Milani. Furlani arriti akordin pas disa takimeve me ish-drejtorin e Lacios, që ishte ndër pretendentët kryesorë prej fillimit të negociatave për drejtor sportiv.

Kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër është marrëveshja e arritur mes palëve. Paga e tij është raportuar të variojë nga 800 mijë euro.

Tare ndërkohë ka si mision kryesor të gjejë trajnerin e ri. Konseisao është me valixhe në duar, ndërsa përfliten disa opsione ku Vinçenzo Italiano i Bolonjës ishte dëshira kryesore.

Teilen: