Tuesday, 23. June 2026
Sport

Infrantino kritikohet nga Philipp Lahm

GS 23/06/2026 1 Min. Lesezeit

Legjenda e futbollit gjerman, Philipp Lahm, e ka kritikuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Lahmi e sheh si shqetësuese lidhjen e Infantinos me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ish-futbollisti i njohur i Bayern Munchenit kritikoi gjithashtu edhe çmimet e larta të biletave në Kupën e Botës.

“Më shqetësuese janë lidhjet e ngushta të Gianni Infantinos me figura të fuqishme si Donald Trump. Dyshohet se ata po nxjerrin përfitime personale nga pozicionet e tyre. Kupa e Botës po shitet. Kjo po ia vjedh besueshmërinë futbollit. Çmimet e larta të biletave janë një problem i madh në turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, ka thënë 42-vjeçari në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Për çmimin e lartë të biletave janë ankuar edhe shumë tifozë të futbollit.

Teilen: