Anësori i majtë humbi sfidën e Madridit për një dëmtim në gju. Pritet të mungojë edhe të hënën, ndërkohë që janë hedhur bazat e zgjatjes së kontratës.
Mbrëmjen e së martës, para se të ulej në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu”, drejtori i ri sportiv i Interit, Dario Baccin, ka biseduar me Arturo Canales, prokuratorin e Federico Dimarco. Ky i fundit mungoi ndaj Realit për shkak të një problemi në gjurin e majtë.
Teilen: