Wednesday, 29. April 2026
Sport

Inter Miami aktiv në merkato, piketon ish-yllin e Real Madrid

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Inter Miami është afër nënshkrimit të Sergio Ramos.

Skuadra Amerikane në të cilën luan Messi, Busquets dhe Jordi Alba, tashmë synon edhe mbrojtësin spanjoll profesionist.

Ramos ishte bashkëlojtari i Lionel Messi te PSG ndërsa për shumë vite ishte rivali kryesor i treshes së lartëpërmendur në kohën e El Clasico.

Media katalanase “Sport” raporton se të dyja palët janë shumë pranë një marrëveshjeje. Inter Miami dëshiron gjithashtu Andres Iniesta dhe Luiz Suarez./h.ll/abcnews.al

Teilen: