Monday, 20. April 2026
Futboll

Inter ndryshon kurs, i ofron rinovimin e kontratës mbrojtësit 33-vjeçar, ai pret Arabinë

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Inter i i ka bërë një ofertë rinovimi mbrojtësit Stefan De Vrij, kontrata e të cilit me zikaltërit skadon në qershor të këtij viti. Eksperti i merkatos Fabrizio Romano është i sigurt për këtë rinovim.

Holandezi, i cili ka qenë në Milano që nga viti 2018 (13 gola në 294 ndeshje zyrtare me Inter), do të japë përgjigjen e tij përfundimtare në javët në vijim. De Vrij duket i pavendosur për momentin.

33-vjeçari, që këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje në total me Inter, ka marrë tashmë disa oferta nga disa klube jashtë vendit. Ai mund të zgjedhë një ofertë të mirë financiare nga Arabia.

Teilen: