Sunday, 17. May 2026
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm, ja për sa u shitën biletat e duelit Zvicër-Kosovë

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Interesim i jashtëzakonshëm! Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Bëhet me dije se biletat janë shitur për një orë, teksa kjo gjë është konfirmuar edhe nga federata. 

zvicraaa

Ditën e sotme, Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi se biletat dolën në shitje, teksa për 1 orë të gjitha avulluan.  

Vlen të theksohet fakti se janë shitur plot 33 mijë bileta për ndeshjen e 18 nëntorit, që zhvillohet në “St. Jakob-Park” të Bazelit. 

“Shumë bileta ka gjasë që kanë shkuar te kosovarët që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar televizioni zviceran, SRF. 

Vlen të theksohet fakti se Zvicra në 7 ndeshje ka grumbulluar 15 pikë duke u renditur në vendin e dytë, ndërkohë që Kosova ka 7 pikë në 7 ndeshje duke u pozicionuar në vendin e katërt.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: