Barcelona u eliminua nga Interi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit u tronditën në shtesën e kohës së rregullt dhe më pas në “extra-time”, ndërsa ishin shumë pranë kualifikimit.
Reagimet e lojtarëve të Barcelonës erdhën pas mesnate. Njëri prej tyre i përkiste Gavit.
“Nuk e di çfarë të them, por akoma nuk mund të fle”, ishte postimi i Gavit në orët e para të mëngjesit.
Gavi u fut si zëvendësues, por pa lënë shenjë te Barcelona. Mesfushori spanjoll ka kaluar disa dëmtime, ndërsa po tenton të rifitojë formën e tij më të mirë.
PANORAMASPORT.AL