Simone Inzagi nuk do të jetë shumë i qetë këto ditë, derisa të mësojë me saktësi për situatën e Hakan Çalhanollu. Mesfushori turk, nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme të përfaqësueses së tij dhe kjo ka bërë që në klubin zikaltër të ndizen sinjalet e alarmit.
Çalhanollu raportohet se ka simptomat e një viroze në rrugët e frymëmarrjes dhe është lënë pushim nga trajneri për stërvitjen e sotme, ndërsa situata e tij është nën monitorim. Nuk dihet nëse ai do të rikuperohet në kohë për ndeshjen miqësore ndaj Gjermanisë, apo atë zyrtare ndaj Uellsit pak ditë më vonë.
Gjithsesi, në klubin zikaltër janë me mendjen te grumbullimi i Turqisë për të pritur sinjale pozitive, pasi futbollisti është një element shumë i rëndësishëm i lojës së skuadrës ë Interit, që do të dëshironte ta kishte në kushte optimale për sfidën e parë pas ndalesës për kombëtaret, atë kundër Juventusit.
PANORAMASPORT.AL