Saturday, 12. September 2026
Sport

Interi refuzoi 40 milionë euro për talentin serb, Liverpooli tentoi ta përfshijë në shkëmbim

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Interi ka refuzuar oferta të rëndësishme për talentin serb, Aleksandar Stankovic, duke vendosur ta mbajë në skuadër me kërkesë të trajnerit Cristian Chivu.

Mesfushori 20-vjeçar, djali i legjendës Dejan Stankovic, ishte kërkuar edhe nga Liverpooli si pjesë e një shkëmbimi për Curtis Jones.

Sipas raportimeve, Interi ka refuzuar më herët edhe një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për Stankovic, pasi beson fuqishëm në potencialin e tij.

Tani pritet që serbi të fitojë më shumë hapësira në ekipin e parë dhe ndeshja ndaj Udineses mund të jetë një mundësi për të treguar vlerat e tij.

Teilen: