Interi ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Serie A.
Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lecces, në kuadër të javës së dytë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, është paraqitur titullar për Lecce-n por të pa forcë që të kthehen me pikë nga “San Siro”.
Kristjan Asllani është paraqitur nga minuta e 82-të për Interin
Darmian në minutën e 5-të e Calhanoglu në atë të 69-tën, shënuan për fitoren e Interit. Interi kryeson me 4 pikë e Lecce është në fund me 0 sosh.