Stiven Zhang po përgatitet për finalen e Ligës së Kampioneve, ku Interi do të përballet me Mançester Sitin në Stamboll. Në prag të këtij takimi, presidenti i Interit ka folur për “Gazzetta dello Sport”.
Në një intervistë të gjatë, ai shprehet se do të investohet te Interi për sa kohë të jetë në krye, ndërkohë që analzoi edhe finalen si edhe Superligën. Ndërkohë, Zhang konfirmoi edhe marrëdhënien që ka me trajnerin Inzagi.
“Interi? Për sa kohë të jem këtu, Interi do të jetë një skuadër kompetitive dhe do të forcohet edhe më shumë. Superliga nuk ishte formati i duhur, por ishte një provë për inovacion dhe ndryshim. Sidomos për ekipet italiane, që janë pak më mbrapa ishte si një ide për t’u rritur, por ne nuk duam konflikte me UEFA-n dhe Championsi mbetet turneu më i mirë i mundshëm.
Inzagi? Është më i thjesht. Ai erdhi si një dhuratë për mua dhe është pikërisht njeriu i finales së Championsit. Ka shumë pyetje të gabuara, nëse është më i miri apo më brilanti. Çdo klub ka një histori të veçantë dhe futbolli nuk është një shkencë ekzakte”, tha Zhang.
PANORAMASPORT.AL