• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzagi ndryshon trend, Interi di të fitojë pas pauzës së kombëtareve

19/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mos të humbasin ritmin. Është ky objektivi i Interit në rikthimin nga pauza e kombëtareve, duke synuar të rinisë sërish duke fituar. Zikaltrit po përpiqen t’u japin vazhdimësi rezultateve të periudhës së tyre të fundit që për Inzagin ishin vetëm suksese, nga Torino te Frozinone.

inter

Gjashtë ndeshje mes Serisë A dhe Ligës së Kampioneve dhe 18 pikë të fituara, duke arritur të mbajnë të paprekur vendin e parë në kampionat dhe kreun e grupit në Ligën e Kampioneve, ndërsa kanë prerë biletën për në fazën tjetër. Kështu, Inter synon ta nisë sërish në të njëjtën mënyrë, sikur të mos ketë pasur asnjëherë pushim.

MILANI DHE TORINO – Inzagi ka treguar tashmë që di si ta fillojë fuqishëm, duke formuar shpejt një grup pas angazhimeve të ndryshme në mbarë botën.

Ka nga ata që kthehen më herët ose më vonë, ata që kthehen nga afër ose ata që vijnë nga një fluturim transoqeanik, por duket sikur asgjë nuk ka ndodhur kur veshin fanellën zikaltër. Dy rezultatet e këtij sezoni pas pauzave e dëshmojnë këtë: 6 pikë në dy ndeshje, në të dyja rastet në sfida aspak të lehta.

Fillimisht fitorja 5-1 ndaj Milanit në derbi, më pas fitorja 3-0 në ndeshjen delikate dhe të komplikuar jashtë fushe kundër Torinos. Torino do të jetë ende qyteti që do të presë Interin pas pauzës, për ndeshjen që tashmë mund të japë përgjigje të rëndësishme për kampionatin.

Sidomos nëse Interi do të fitonte kundër Juventusit dhe rrjedhimisht do të bënte minishkëputjen e parë. Një ndeshje e tillë përgatitet vetë, por në këtë rast ëhstë një kohë e shkurtër.

Gjithsesi, kthimi nga pushimi nuk është më i frikshëm krahasuar me një vit më parë, kur zikaltrit fituan vetëm një ndeshje pas kthimeve nga kombëtaret dhe humbën dy, kundër Romës dhe Fiorentinës.

Dy vite më parë bilanci ishte 2 fitore nga 4, me një barazim dhe një humbje. Tani, kapërcimi mendor vjen edhe nga rezultatet pas pushimit sepse ndeshjet e mëparshme kundër Milanit dhe Torinos, japin shpresë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sfida e fundit me Ukrainën, Raspadori: Në Leverkusen presim biletën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.