Saturday, 26. September 2026
Sport

Roberto Carlos: I humba të gjitha paratë që fitova nga futbolli

GS 26/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në fund të viteve 2000 ai ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Roberto Carlos fitoi gjithçka me fanellën e Realit të Madridit dhe kombëtaren braziliane. Për kohën ishte një nga lojtarët më të paguar, por duket se gabimet e bëra rrugës i kanë sjellë pasoja të mëdha financiare yllit brazilian.

“Kam pasur probleme me njerëz që më zbrazën llogarinë bankare. Për shkak të agjentëve dhe çështjeve familjare, humba 99% të gjithçkaje që kisha fituar nga futbolli.

Bëra gabime dhe prandaj u bëj thirrje lojtarëve më të rinj të mos i përsërisin ato. Kam pasur një problem serioz me ish-agjentin tim. Kam pasur një çështje familjare shumë serioze.”

Këto ishin fjalët e Roberto Carlosit, ish-yllit të Real Madridit, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Portugal Football Summit”.

Teilen: