Trajneri i Pisës, Filipo Inzaghi i cili është edhe vëllai i trajnerit të Interit, Simones ka dhënë një intervistë të gjtë për “La Stampa”.
Ai u ndal te finalja e Ligës së Kampioneve duke thënë se pavarësisht se PSG-ja është favorite, zikaltërit do të sulmojnë dhe do kërkojnë trofeun.
“Simone është një profesionist serioz dhe i përgatitur mirë, po flas si koleg. Do të doja të përqendrohesha në mënyrën e interpretimit të formacionit 3-5-2, një nga formacionet më të përdorura gjerësisht, por që Interi e përdor me një efektivitet të ndryshëm.
Spektakël i pastër, zikaltërit sulmojnë me kënaqësi. Rezultatet flasin vetë, ajo në fund të majit do të jetë finalja e tij e dytë e Ligës së Kampioneve në dy vjet.
Kjo do të thotë se është në ADN-në tonë. Unë gjithashtu do të jem në stadium, sigurisht. PSG mund të duket favorite ashtu si edhe Barcelona, por ishte Interi që kaloi në finale. Donaruma po bën gjëra të jashtëzakonshme, e pashë të priste të paktën gjashtë, shtatë gjuajtje që vetëm një si ai mund ta kishte bërë”, deklaroi ai.