Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kriza e Mançester Junajtid, Meguajër bën autokritikë: Është e turpshme, veçanërisht për ne lojtarët…

GS 16/05/2025 1 Min. Lesezeit

 

 

Mbrojtësi Herri Meguajër ka folur për sezonin e vështirë të Mançester Junajtid në Premier Ligë. Ai ka folur pak orë para ndeshjes kundër Çelsit, ku “Djajtë e Kuq” janë të 16-tët në renditje me 39 pikë.“Ka qenë vërtet e vështirë në kampionat. Nuk mund t’i fshihemi kësaj. Absolutisht nuk i takonte këtij klubi të shikonte tabelën. Është e turpshme, veçanërisht për ne lojtarët. Ne si lojtarë duhet të marrim përgjegjësi sepse kemi pasur dy trajnerë, kemi pasur shumë mundësi për të fituar ndeshje futbolli dhe thjesht nuk e kemi bërë mjaftueshëm mirë këtë sezon”, tha ai në një intervistë të dhënë për “Sky Sports UK”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: