Lusi van Gal vlerësohet si trajner që hodhi themelet taktike te Bajerni me rreshtimin 4-2-3-1, ndonëse eksperienca në Mynih nuk zgjati më tepër se 2 vite, e ku humbjet e finaleve në kompeticione të ndryshme u bënë të papërtypshme për bordin e bavarezëve.
Ish-drejtori sportiv i kampionëve të Bundesligës në periudhën 2009-2012, Kristian Nerlinger, ka zbërthyer trajtesën e vështirë që Van Gal ua adresonte lojtarëve, madje duke shkuar deri te qarjet: “Luis van Gal në krye të Bajernit mund ta konsideroj pa frikë si një gjeneral holandez. Ai frikësonte lojtarët në dhomat e zhveshjes, saqë ata të mos bënin më gabime në ndeshje.
Nëse ndodhte diçka e tillë në takim, të nesërmen grupin e dinte shumë mirë se më çfarë pasojash do të përballë, ndërsa individi do të merrte dënimin e merituar. Ka raste deri në qarje të futbollistëve specifikë, aq e rënduar ishte gjendja në urdhrat e tekniku ‘tulipan’. Në parim Van Gal demonstronte respekt për shefat e klubit, si Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige, ama pikat e fërkimit rreth çështjeve sportive nuk mbetën pas.
Ai e dinte mirë se sa stresues ishte në dëm të grupit, ndonëse mbrohej me hipotezën se ky lloj rrëgjimi do të sillte dobi. Edhe pse periudha e trajnerit 72- vjeçarë te bavarezëve ishte e shkurtër, ai la gjurmë të thella, jo vetëm në planin taktik, po edhe atë disiplinor, e deri në brutalitet”, përfundoi Nerlinger.
PANORAMASPORT.AL