Ish-futbollisti i Barcelonës, Deko, tashmë anëtar në bordin e kampionëve të La Ligës, e ka trajtuar situatën e rinovimit të Ksavi Hernandezit me Barçën, duke u shprehur se ai e meriton në varësi të punës, jo prej kontributit si lojtar në gjirin e katalanasve.
“Ne po e analizojmë me qetësi dhe siguri zgjatjen e bashkëpunimit me Ksavin. Ai erdhi me dëshirë të madhe dhe mori guximin për ta rindërtuar ekipin në një moment aspak të lehtë. Puna e 43-vjeçarit flet qartë dhe ky është një motiv shumë i rëndësishëm se kontrata e re vlerësohet me të drejtë si më se e merituar, jo prej emrit apo kontributit pararendës”, deklaroi ai.
Ksavi Hernandez firmosi me Barçën në 6 nëntor të vitit 2021 kontratë deri në 2024, por drejtuesit duan edhe një vit tjetër shtesë. Mesatarja e pikëve te katalanasit nën urdhrat e Hernandezit përkon me 2.05 në harkun e 94 ndeshjeve, ndërsa numri i trofeve të fituar si trajner në “SpotifyCampNou” janë 2.
PANORAMASPORT.AL