Jacobo Ramon nuk ka dëshirë të rikthehet verën e ardhshme në Madrid, pavarësisht se Jose Mourinho ka dhënë që tani “ok” për riblerjen e qendërmbrojtësit 21-vjeçar, i cili po shkëlqen te Como.
Ramon u largua nga Real Madrid te Como në verën e viti2 2025, por klubi madrilen mbajti 50% të të drejtave të lojtarit, së bashku me një klauzolë që u mundëson ta rikthejnë atë për 9 milionë euro në verën e ardhshme.
21-vjeçari është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer te Como, ku luan një rol të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit spanjoll Cesc Fabregas. Rikthimi i tij te Real Madrid nuk është pista e vetme, pas situata e qendërmbrojtësit spanjoll po monitorohet me kujdes nga Chelsea dhe Arsenal. Sipas asaj që bën të ditur AS, dëshira momentale e lojtarit është të vazhdojë edhe për një sezon tjetër te Como.