• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Romës dënohet me dy vite burgim

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i njohur i Romës, Juventusit dhe Leçes, Mirko Vuçiniq, është dënuar me dy vite burg për evazion fiskal në Itali, raporton “Corriero dello Sport”, përcjell lajmi.net.

Futbollisti malazez nuk ka denoncuar në organet tatimore italiane shumën prej gjashtë milionë eurosh, të fituara mes viteve 2014 dhe 2017, gjatë qëndrimit të tij në Al Jazeera nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fillimisht prokurori Massimiliano Carducci kërkoi dënimin me katër vjet burg, sepse policia financiare konstatoi se Vuçiniq ishte regjistruar në Itali gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas urdhrit të gjyqtarit hetues Serxho Tosi, ka filluar sekuestrimi ​​i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (vilave, banesave, automjeteve) të Vuçiniqit, i cili do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim Administratës së të Hyrave.

Vuçiniqi e filloi karrierën e tij në Sutjeska nga Nikshiqi, ndërsa në Itali për herë të parë mbërriti në vitin 2000 kur u transferua në Leçe, ku kaloi shtatë vjet.

Më pas ai forcoi Romën në një transferim të madh me vlerë më shumë se 15 milionë euro dhe një shumë të ngjashme ishte lënë mënjanë nga Juventusi në vitin 2011.

Pas tre sezonesh në Torino, qendërsulmuesi u transferua në Al Jazzira, ku përfundoi karrierën e tij pas tre sezonesh.

Për kombëtaren e Malit të Zi ka shënuar 17 gola në 46 ndeshje./Lajmi.net/

Next Post

Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Nis konfiskimi i pasurisë, ja dënimi për ish-sulmuesin e Juves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.